Pamjet, ndeshja që i dha medaljen e artë! Distria Krasniqi në lot jep këtë mesazh për shqiptarët

 Pamjet, ndeshja që i dha medaljen e artë! Distria Krasniqi në lot jep këtë mesazh për shqiptarët

25 vjeçarja nga Peja e Kosovës, Distria Krasniqi ka triumfuar në garën përballë japonezes Funa Tonaki, duke rrëmbyer kësisoj medalje e artë në xhudo.

Më poshtë po përcjellim pamjet e ndeshjes së Krasniqit me Tonakin dhe mesazhin e Distrias pas marrjes së medaljes së artë në Lojërat Olimpike

Momenti kur Krasniqi merr medaljen dhe përlotet sapo nis himni i Kosovës.

“Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë përkrahur. Natyrisht që kush shkon në finale gjithmonë dëshiron medaljen e artë. Ishte e vështirë përballja me Tonakin. Fillimisht sepse jemi në Japoni dhe ajo ndodhet në vendin e vet, por edhe pse ajo është një xhudiste shumë e fortë.

Është një ëndërr e realizuar, shpresoj që do të mundem ta përsëris titullin edhe në të ardhmen, por do të vazhdoj edhe më tej me paraqitje të mira.

Fitoren ia dedikoj vendit tim, trajnerit, ekipit që më ka ndihmuar dhe normal familjes. Në momentin që fitova, nuk kam besuar që do të vijë kjo ditë kaq me rëndësi për mua që e kam pasur ëndërr tërë jetën”-tha Distria.