Pamjet në kufi, serbët largohen! Si e priti Mitrovica njësinë speciale të policisë së Kosovës

 Pamjet në kufi, serbët largohen! Si e priti Mitrovica njësinë speciale të policisë së Kosovës

Janë zhbllokuar tashmë pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Në dy pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë nuk gjen më protestues apo kamiona të serbëve. Po ashtu janë larguar dhe njësia speciale e policisë së Kosovës.

E gjithë zona është nën kontrollin e pjesëtarëve të KFOR, që do të qëndrojnë për disa kohë në zonë. REL ka publikuar disa pamje, teksa kamionët serbë që shërbyen si bllokadë për 13 ditë, largohen nga kufiri.

Me largimin e palëve nga kufiri, është zbatuar kësisoj pika e parë e marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Serbisë, dakordësim i kryer me ndërmjetësimin e BE-së. (Kliko më poshtë)

Lexo edhe: Marrëveshja për targat mes Kosovës e Serbisë, kush janë pikat e dakordësimit

Ndërkohë në Mitrovicë shumë qytetarë kanë dalë në rrugë, për t’i pritur me lule njësitet speciale të policisë së Kosovës, të cilët ruajtën kufirin e vendit për 13 ditë me rradhë e u përballën jo pak herë me provokime. Pamjet i përcolli klankosova.