Pamjet nga aeroporti Prishtinës, mbërrijnë 26 udhëtarët që i shpëtuan aksidentit në Kroaci

 Pamjet nga aeroporti Prishtinës, mbërrijnë 26 udhëtarët që i shpëtuan aksidentit në Kroaci

“Ne jemi duke pritur këtu, aeroplani ka mbërritur ndërsa unë po e pres motrën edhe dhëndrin të cilët kanë lëndime por falë Zotit janë gjallë, ndërsa pritja ime është më emocionuese pasi që ka qenë një aksident i tmerrshëm”

Kështu u shpreh një prej shumë qytetarëve që kanë pritur këtë mbrëmje mbërritjen e pasagjerëve që i shpëtuan pa lëndime serioze aksidentit tragjik të së dielës në Kroaci.

26 mërgimtarët kanë mbërritur tashmë dhe disa prej tyre janë larguar nga aeroporti. Autoritetet vijojnë të thërrasin një nga një familjarët që presin në ambientet e jashtme, për tu afruar me makinën e tyre e për t’i marrë me vete të afërmit.

Disa nga mërgimtarët janë larguar me automjetet e Ministrisë së Brendshme

Kujtojmë se në aeroportin e Prishtinës përveçse familjarëve, prezentë kanë qenë dhe Presidentja e Kosovës Osmani, Kryeministri Kurti, Kryeparlamentari Konjufca e Ministri i Brendshëm Sveçla.