Pamjet nga Thumana, Elvis Naçi: Pas përfundimit, do të mobilojmë të gjitha banesat

 Pamjet nga Thumana, Elvis Naçi: Pas përfundimit, do të mobilojmë të gjitha banesat

Askush nuk e ka harruar Thumanën, derisa atje të dëgjohen sërish buzëqeshjet e zërat e njerëzve, nënave, baballarëve, fëmijëve, të moshuarve… shumë prej të cilëve humbën shumë më 26 nëntorin e tërmetit.

Dhe Thumana dita ditës po plotësohet me shtëpi e banesa të reja për të gjithë të dëmtuarit. Amaneti i shqiptarëve po shndërrohet në realitet me ndërtimin e mbi 150 shtëpive. Një numër i konsiderueshëm i këtyre banesave kanë përfunduar dhe do të duhen pak muaj që gjithçka të jetë gati.

Pas përfundimit të të gjithë banesave, këto të fundit do të mobilohen të gjitha, në mënyrë që amaneti të shkojë deri në fund.

Elvis Naçi: Mbi 150 shtëpi që sa vijnë e ndërtohen të plota. Shpresojmë për pak muaj, çdo gjë do të jetë e ndërtuar. Ne do t’i mobilojmë të gjitha shtëpiat, sepse shumica atyre familjeve që janë dëmtuar, nuk janë në nivel ekonomik të shëndoshë. Ne do ta bëjmë mirësinë dhe respektin deri në fund. Ne nuk e harrojmë Thumanën.