Pamjet, si paraqitet situata me zjarret në Vlorë

 Pamjet, si paraqitet situata me zjarret në Vlorë

Zjarret që kanë përfshirë Vlorën prej mëse 1 jave vijojnë të mbeten aktive. Zona më problematike mbeten përkatësisht në Karaburun e së fundmi në zonat pranë fshatit Dukat, atje ku zjarri ka përparuar falë erës.

Qindra forca të armatosura kanë shkuar atje për t’i dalë në ndihmë ekipeve për shuarjen e zjarrit. Këtë të martë autoritetet kanë kontraktuar dhe dy helikopterë privatë për t’u përdorur për shuarjen e flakëve.

Po zjarri në Dukat duket se është kthyer në problematik, kjo për shkak se atje rrezikohen banorët si dhe se zjarri mund të përparojë drejt parkut të Llogarasë.

“Rreth 500 efektivë të Forcvave të Armatosura, 50 mjete, 3 helikopterë, zjarrfikëse e autoambulanca janë angazhuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në operacionin për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit. Flakët kanë vijuar të jenë aktive përgjatë natës, duke u kthyer në rrezik për banorët e fshatit Dukat. Aksioni po vijon prej orësh nga toka dhe nga ajri për të vënën nën kontroll flakët, në mënyrë që ato të mos përparojnë drejt Parkut të Llogarasë”, thotë Ministria e Mbrojtjes.