Pamjet, veriu e juglindja e Shqipërisë pushtohen nga dëbora

 Pamjet, veriu e juglindja e Shqipërisë pushtohen nga dëbora

Që prej ditës së djeshme rajoni verior dhe ai juglindor në Shqipëri janë pushtuar nga reshjet e dëborës.

Tropoje

Reshjet e dendura dhe prania e erës kanë sjellë vështirësi të dukshme në qarkullimin e automjeteve në veri dhe jug të Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Kombit”, kanë qenë dhjetëra automjete që kanë hasur në vështirësi, derisa është kryer pastrimi i rrugës me borëpastruese.

Rruga e Kombit mbremjen e djeshme

Në qarkun e Dibrës, reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithë natës, duke shënuar një sasi prej 30-60 cm dëborë në trashësi. Veçanërisht në zonat e thella janë shfaqur problematika në kalimin e rrugëve dhe me energjinë elektrike.

Problematike situata është shfaqur dhe në pjesë të qarkut të Shkodrës. Sipas autoriteteve, në aksin rrugor Bogë- Qafë Thore, ka rënë dëborë me trashësi deri në 3 metra.

Diber
Bulqize
Bulqize
Kukes

Në juglindje të vendit, konkretisht në qarkun e Korçës, situata është paraqitur po ashtu problematike në qarkullimin e automjeteve. Në zonat mbi 1 mijë metër lartësi, reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë të fortë, ndërsa trashësia e borës ka shkuar nga 5 deri në 25 cm. Autoritetet sugjerojnë që në disa zona të qarkullohet me kujdes dhe përmes zinxhirëve.

Qarku Korce

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar në detaje mbi situatën nëpër rrugët e vendit, duke i bërë apel drejtuesve të automjeteve që të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës apo të zinxhirëve në disa akse.

Situata paraqitet si më poshtë:

RAJONI VERIOR

•             Në aksin Trebisht- Doganë (Xhepisht) ka reshje borë 30-35cm, qarkullohet me zinxhirë.

•             Vijojnë reshje me intensitet të lartë në akset Klos – Peshkopi. Në Qafën e Buallit reshjet shoqërohen me erë të fortë.

•             Segmenti Urë Cereneci – Klenjë, ka reshje dëbore 30 – 35cm, shoqëruar me erë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

•             Qafë Bualli – Krastë, 20 – 25cm borë, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë

•             Segmenti Kuben – Vasije, reshje dëbore që arrijnë 30-40cm, kalohet me zinxhirë.

•             Peshkopi – Qafë Draje rreth 5-10cm bore, kalohet pa zinxhirë.

QARKU KUKES

•             Aksi Kukës – Bushtricë, vazhdojnë reshjet e borës, e kalueshme me zinxhirë.

•             Në aksin e Valbonës ka rënë rreth 2 cm borë në segmentin km 19 – 27.9, me temperatura të ulëta, aktualisht qarkullohet pa zinxhirë.

•             Në aksin Krumë- Kukës ka reshje dëbore me intensitet, kalohet pa zinxhirë.

•             Krume – Qafe Prush, kryqëzimi Plepa-Kam, e kalueshme pa zinxhirë.

•             Kukës – Ura e Zapodit qarkullohet pa zinxhirë.

QARKU SHKODER

•             Reshje bore edhe në Pukë – Fushë Arrës.

•             Aksi Q.Mali – Fierze ka pasur rreth 20 cm borë. Është punuar për pastrim. Qarkullimi raportohet normal pa zinxhirë. Reshjet vazhdojnë.

•             Segmenti Hadroj- Qafë Bene ka reshje bore, e kalueshme pa zinxhirë.

RAJONI QENDROR

•             Në Steblevë rreth 20 cm dëbore, por rruga është e kalueshme pa zinxhirë.

•             K/Zemblak – Dogana Goricë 10 – 15 cm dëbore është pastruar dhe spërkatur kalohet pa zinxhirë.

•             Libonik – Kufi Gramsh dëborë rreth 10 – 15 cm, seg. K/Strelce kufi Gramsh është pastruar dhe qarkullohet pa zinxhiri.

•             Segm. Krujë-Sari Salltik, qarkullohet normalisht.

RAJONI JUGOR

•             Reshjet vijojnë me intensitet në Qafë Thane – Qafë Plloçe

•             Në Qarkun Korçë ka reshje të dobëta dëbore. Trashësia varion nga 5cm-15 cm.

•             Në rrugën e Dardhës nga km 8 ,- km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore pasi ka reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë.