Pamjet video, shikoni efektet e tërmetit 5.6 Rihter në detin Adriatik

 Pamjet video, shikoni efektet e tërmetit 5.6 Rihter në detin Adriatik

Një tërmet 5.6 i shkallës Rihter goditi të shtunën me epiqendër në detin Adriatik. Lëkundjet u pasuan nga dhjetëra pasgoditje dhe u ndjenë më së shumti në Itali, por edhe në territorin e Shqipërisë. Por duket se lëkundjet nuk ishin efekti i vetëm i tërmetit.

Media italiane ka publikuar disa pamje të pazakonta të kapura nga lart nga një helikopter. Në video duket sesi lëkundjet e tërmetit kanë krijuar një “mur” me valëzime të detit, që arrinin deri në tre metra.

Në median italiane është folur po ashtu dhe për mundësinë e një tsunami në detin Adriatik. Sipas ekspertëve italianë, për rrezikun e një tsunami mund të flitet kur në det ka goditje që shkojnë në 6 apo 6.5 të shkallës Rihter.

“Ky është një tërmet i llojit kompresiv.  në praktikë, vargjet malore të Alpeve Dinarike, duke u shtyrë, konvergojnë drejt Adriatikut dhe drejt zinxhirit Apenin. Në përgjithësi, Deti Adriatik është në rrezik nga një tsunami, në kuptimin që asgjë nuk mund të përjashtohet. Tsunami i fundit në Adriatik, për shembull, ndodhi në 1970, me qytetin kroat të Vela Luca të përmbytur plotësisht. Në Pulia? Pak dëmtime në zonat portuale dhe asgjë më shumë”- thotë eksperti në artikullin e “Corriere della Sera”.