Pas 24 vitesh duke e kërkuar! Momenti kur babai përqafon djalin që ia rrëmbyen kur ishte 2 vjeç

 Pas 24 vitesh duke e kërkuar! Momenti kur babai përqafon djalin që ia rrëmbyen kur ishte 2 vjeç

Në vitin 1997 djali i tij ishte vetëm 2 vjeçar. Po luante para shtëpisë, kur një grua dhe një burrë e rrëmbyen fëmijën për ta shitur.

Kur babai i fëmijës e kuptoi se i biri ishte zhdukur, vendosi të nisë kërkimet. Dhe kërkimet e tij ishin një odise prej mëse 20 vitesh.

Babai udhëtoi për afro 500 mijë kilometra për 24 vite në kërkim të të birit. Orvatja e tij frymëzoi dhe një regjisor në Kinë, që historinë e tij ta bënte në film në vitin 2015.

Babai i quajtur Guo Gangtang udhëtonte me motoçikletë nëpër provincat e Kinës në kërkim të djalit. Me vete mbante foto e banera të të birit dhe gjatë viteve ka shpenzuar gjithçka kishte… aqsa për shumë kohë iu desh të flinte rrugëve ose poshtë urave e të lypte para për të vijuar me kërkimet për të birin.

Përveçse odisesë 24 vjeçare, burri kishte pësuar një sërë aksidentesh dhe në total në trup kishte afro 40 qepje.

Përveçse kërkimeve individuale burri kërkoi ndihmë nga autoritetet të cilat morën të dhëna ADN-je për të gjetur djalin.

Në qershor djali u gjet në provincën Henan. Sipas medias lokale, i riu ishte një mësues.

Ndërsa më poshtë, ky është momenti kur babai takon pas 24 vitesh, të birin.