Pas 3 vajzave kërkonte djalë, shqiptarja lind trinjakë: Një mrekulli është, falenderoj Zotin

 Pas 3 vajzave kërkonte djalë, shqiptarja lind trinjakë: Një mrekulli është, falenderoj Zotin

Kishte tre vajza dhe së bashku me të shoqin e prisnim me padurim të bëheshin me djalë. Por në vend të një fëmije, Dorina Dardeshi lindi trinjakë, një surprizë që siç thotë ajo fillimisht e trembi disi.

“Në fiilim u tremba pak, por dhe u gëzova shumë. Është sfidë e madhe, më ndihmon dhe goca që është 14 vjeçe”-tha Dorina në një intervistë me emisionin ‘Shqipëria Live’.

 Ajo jeton në fshatin Begjunec të Peshkopisë dhe tashmë është nënë e 6 fëmijëve. Ashtu siç ajo kërkonte, në jetë i erdhën jo një por dy djem dhe një vajzë, të cilët i ka quajtur Enver, Enrik e Ersa.

“Të lindësh trinjakë është një mrekulli, falenderoj Zotin. Por sfida më e madhe e prindërit bëhet më e vështirë kur lind trinjakë.”-tha e nëna e 6 fëmijëve.

Por pavarësisht lumturisë së madhe që ka sjellë në të gjithë familjen e saj, nuk është e kollajtë të rrisësh trinjakë.

“Unë jam e papunë, edhe burri papunë, punon disa herë me sezone, në Greqi. Marrim vetëm 64 mijë lekë ndihmë ekonomike. Përveç bonusit për tre fëmijët, nuk kam asnjë ndihmë tjetër”