Pas 4 vitesh bie dëborë në Tiranë, temperaturat në ditët në vijim deri në -15 °C

 Pas 4 vitesh bie dëborë në Tiranë, temperaturat në ditët në vijim deri në -15 °C

Kanë rënë këtë të shtunë pasdite reshjet e para të dëborës në Tiranë.

Ashtu siç paralajmëruan meteorologët, kryeqyteti ‘priti’ dëborë pas thuajse 4 vitesh. Më poshtë ju sjellin disa video të reshjeve të dëborës.

Në Tiranë parashikohet nga meteorologët që reshjet e dëborës të vijojnë dhe për ditën e nesërme (e dielë), në një sasi prej jo më shumë se 3 centimetrash.

Në ditët në vijim moti pritet të jetë i ftohtë. Në Tiranë temperaturat do të shkojnë deri në -5 gradë celcius, ndërsa në zonat malore të vendit deri në minus 15 gradë celcius.

Ndërkohë në rrethe, reshjet e dëborës kanë qenë të shumta. Qytetet në veri e juglindje të vendit janë mbuluar nga dëbora.