“Pas gjithë vuajtjeve, shpresoj dhimbja mori fund” Fjalët prekëse të babait, pas operimit të së bijës

 “Pas gjithë vuajtjeve, shpresoj dhimbja mori fund” Fjalët prekëse të babait, pas operimit të së bijës

Rrugëtimi i kësaj vajze ka qenë i vështirë. Dhimbjet e kanë shoqëruar, ndërsa pamundësia për t’u kuruar dhe vuajtjet që prindërit kanë provuar përgjatë viteve, i kanë brejtur shpirtin.

Arlina, veçse 22 vjeçe, vuante nga skolioza. “Vuante” në kohën e shkuar, kjo pasi “Shqiptarët për Shqiptarët” iu gjendën në krah dhe brenda javës arritën të mbledhin fondet e nevojshme për operimin e saj.

Arlina hyri në operim javën që lamë pas, një ndërhyrje e vështirë.

Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ishin vetë prindërit e Arlinës ata që dhanë lajmin e gëzueshëm, se ndërhyrja doli me sukses. Selimi, babai i vajzës nga Prishtina, u shpreh se pas kaq shumë viteve vuajtje për ta dhe dhimbjeje për të bijën, gjithçka tashmë ka përfunduar.

Elvisi: Ne e ndjejmë prengën e përkushtimin e madh që ka çdo prind për fëmijën, për vajzat në veçanti. Ne kemi dëshirë të dimë si është aktualisht gjendja e Arlinës. Si shkoi operacioni?

Selimi, babai Arlinës: Momentalisht Arlina është në gjendje  të mirë, operacioni ka shkuar shumë mirë. Gjendja e saj është stabël dhe ajo është shumë mirë.

Elvisi: Na dhe një lajm shumë të gëzueshëm.

Babai: Pas gjithë këtij operacioni, rezultatet janë shumë të mira. Të gjitha vuajtjet dhe mërzitja, shpresoj të kenë marrë fund tashmë. Jemi shumë të lumtur që operacioni ka shkuar shumë mirë.

Elvisi: Ne jemi gjithashtu të lumtur bashkë me ju.

Niqeni në videon e mëposhtme bisedën: