Pavarësisht fitores, boksieri Florian Marku tregon respekt për rivalin me këtë mesazh

 Pavarësisht fitores, boksieri Florian Marku tregon respekt për rivalin me këtë mesazh

Nga 9 ndeshje në sportin e boksit, 8 i ka fituar. Luan në peshat e lehta në Britani dhe më përpara ishte kickbokser. Tashmë po korr sukses të madh në boks.

Ky është boksieri shqiptar Florian Marku, i cili mbrëmjen e djeshme arriti të mposhtë boksierin britanik Rylan Charlton. Ndeshja zgjati për 8 raunde dhe dukej sikur boksieri shqiptar do të humbte në raundin e 6-të, kur përsoi një knockout. Pavarësisht rënies, boksieri arriti të dalë fitimtar në raundin e tetë përmes një knockdoën-i teknik. Skuadra e kundërshtarit hodhi peshqirin e bardhë në fushë dhe Marku u shpall fitues.

Në përfundim të ndeshjes, 28 vjeçari dha një mesazh për të gjithë ata që thonin se ai do të humbiste përpara një kampioni si ai britanik. Floriani vlerësoi kundërshtarin duke thënë se e respekton dhe nëse do të kishte humbur, do ta uronte për fitoren.

” Rylan (kundërshtari) ishte fantastik. Respekte për të. Unë e dua këtë sport. Nëse dikush më mposht, unë vetëm do ta uroj atë.

Isha kickbokser, por tani jam boksier dhe mund ta bëj këtë sport shumë mirë. Jam i lumtur, pasi shumë njerëz folën kundër meje. Sonte i tregova të gjithëve se ishin gabim”, ka thënë Marku.