Për 7 vite me radhë ky i ri mbledh veshje për t’ja dhuruar të pastrehëve

 Për 7 vite me radhë ky i ri mbledh veshje për t’ja dhuruar të pastrehëve

Është pronari i një kafeneje fare pranë stacionit të trenit, por ky i ri mundohet të jetë më shumë se një sipërmarrës.

Piter Tomas e quajnë dhe prej 7 vitesh ai mundohet që të ndihmojë të pamundurit me veshje. Me ndihmën e komunitetit dhe miqve të tij, ai drejton një kamion të mbushur me veshje të ndryshme të dhuruara nga njerëzit. Në vitin e parë i riu arriti të mbledhë rreth 3 mijë xhupa, veshje të cilat i shpërndau në disa pika të Çikagos (SHBA).

Përveçse veshjes, Tomasi u jep dhe kafe apo të tjera pije të ngrohta atyre personave që vijnë të marrin rrobat falas.

I riu tregon për median amerikane, se ideja i erdhi kur po mendonte një mënyrë për të ndihmuar në komunitetin ku jeto. Ai thotë se vitin e parë e gjeti veten të ‘papërgatitur’ nga numri i madh i njerëzve që dhuruan rroba për të pastrehët.

Këtë vit, të shtatin radhazi, Tomasi së bashku me miq, udhëtuan me një kamion të madh për të shpërndarë rrobat si dhe pijet e ngrohta. ‘Karvani’ ndaloi në 6 pika rreth e përqark Çikagos. Shumë biznese të tjera iu bashkëangjitën të riut, duke dhuruar dhe ushqime.