“Për Zotin nuk e harroj” Elvisi e Fatma mbushen në lot kur shohin mjerimin e kësaj familje

 “Për Zotin nuk e harroj” Elvisi e Fatma mbushen në lot kur shohin mjerimin e kësaj familje

Histori të dhimbjes ka shumë, por pak gjen si ajo e kësaj familje në Kavajë. Vitet kalojnë dhe mjerimi i ka shoqëruar në çdo hap. Zorr se gjen në mendje një kujtim të bukur ky burrë që del përditë rrugëve për të mbledhur hekura.

Elvis dhe Fatma Naçi vizituan familjen nga Kavaja, historia e të cilës përloti mijëra. Me të dalë përpara barakes së improvizuar, Elvisi tronditet kur shikon kushtet mizerable ku jetonin 4 frymë. Fatma mbushet në lot dhe e ka të pamundur të flasë.

Elvis Naçi: Kjo është më keq se ajo që pamë në televizor, këtu ku të futemi, nuk ka vend për ne brenda. Kush e pa emisionin u mallëngjyen, ata ju kanë përzemër, kjo situate juaj është edhe më keq nga ajo që pamë ne emision dje, po na mbahet fryma, presim për të bërë më të mirën, ne mundohemi që kur ka tunel të sjellim dritë, me gjak shqiptari që do vendin e vet, vajzat kanë shkëlqyer në shkollë, kjo na ka bërë për vete, ju keni dashuri për njëri-tjetrin. Ne kemi tre sfida, ju të keni një shtëpi të re, ti të fillosh një punë të re dhe vajzat t’i ndihmojmë me shkollën, keni jetuar në këto kushte të tmerrshme por prindërit I keni të mrekullueshëm, ju rrezatoni mirësi, lotët do I kthejmë në buzëqeshje, natën do ta kthejmë në ditë.

Fatma: E kam shumë të vështirë të flas, por këtë situatë nuk e kam parë ndonjëherë, do doja që tu shtrimë dorën e ndihmës, jemi të privilegjuar që gjendemi këtu, kemi ardhur me zemër të hapur për t’ju ndihmuar, nuk do jeni më vetëm. Do ju nxjerrim nga ky batak! Këto kushte janë si në mesjetë. Ju edhe natën në këtë rrugë kaloni, është e pabesueshme! Sot ne u premtojmë është dita e fundit e vuajtjeve.

Emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ e mori familjen për ta dërguar në banesën e tyre të re. Në shtëpi i priste Elvis e Fatma, por ndryshe nga hera e kaluar, sot ka vetëm buzagaz. Dori dhe Bora hyjnë të parat në shtëpinë e tyre të re dhe e mbushin dhomën e ndenjes në lot. U duket e pabesueshme që pas më shumë se 1 dekade vuajtjesh e mjerimit, ato mund të kenë një krevat të tyrin dhe një çati të vërtetë mbi kokë.

Për më tepër shikoni videon sesi duket banesa e re e familjes nga Kavaja.