Përfundon gjithçka në “Air Albania”, Polonia mund kuqezinjtë 1-0

 Përfundon gjithçka në “Air Albania”, Polonia mund kuqezinjtë 1-0

Ka përfunduar gjithçka në Air Albania. Një stadium i mbushur plot dhe një ndeshje mjaft e bukur, derisa një incident e ‘shëmtoi’ lojën e bukur të kuqezinjve.

Ishte minuta e 77’ kur polakët shënuan një golin. Lojtarët polakë nisën të festojnë e të bërtasin në drejtim të tifozëve kuqezi. Një grup prej këtyre të fundit nisën të hedhin shishe plastike në drejtim të lojtarëve, çka solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

Lexo edhe: Polonia shënon gol ndaj Shqipërisë! Ndeshja ndërpritet pasi disa tifozë nisin të qëllojnë polakët

Me rifillimin e sfidës, Shqipëria u mundua të rrezikojë me Armando Brojën. Dy herë 20 vjeçari shtatlartë arriti të penetrojë mbrojtjen polake, por nuk mundi të finalizojë.

Me humbjen e sotme Shqipëria bie në vendin e tretë, duke ia lënë vendin e dytë Polonisë. Dy ndeshjet e ardhshme për kuqezinjtë janë me Anglinë dhe Andorrën.