Përlot me këto fjalë gjyshi i Bonës: I dhatë një dritë shprese, faleminderit shqiptarëve

 Përlot me këto fjalë gjyshi i Bonës: I dhatë një dritë shprese, faleminderit shqiptarëve

Pak para nisjes së Bonës drejt spitalit ‘Bambino Gesu’ në Itali, gjyshi i 3 vjeçares iu drejtua me disa fjalë prekëse të gjithë shqiptarëve që dhanë diçka nga vetja, për të shpëtuar mbesën e tij. Bona po bëhet gati për të ikur tashmë me shpresën se do të shërohet plotësisht, ndërsa gjyshi i vogëlushes falenderoi këdo që iu gjend pranë familjes në ndihma e lutje.

Gjyshi: Do të vijë si kukull vajza, jo në këtë gjendje që është tani. Do ti ketë goca flokët siç i ka patur para se të shkonte në spital.  Ju falenderojmë të gjithë juve si staf. Të gjithë shqiptarët, të mëdhenj e të vegjël që kontribuan për to… kur i shihnim në emision, nuk kishte gëzim më të madh për ne. Ju faleminderit të gjithë shqiptarëve që dhanë një dritë, një shpresë për mbesën time.

Gjyshja e Bonës po ashtu është shumë e prekur nga reagimi i jashtëzakonshëm I shqiptarëve për 3 vjeçaren e prekur nga sëmundja e rëndë.

Gjyshja: Nuk e prisnim. E pabesueshme. Falë shqiptarëve që ndodhen nëpër botë, fondi u mblodh në një kohë rekord. Ne nuk e prisnim.