Përpara se të ikë nga kjo botë, ish- mësuesja 96 vjeçe shkrin pasurinë e familjes për bamirësi

 Përpara se të ikë nga kjo botë, ish- mësuesja 96 vjeçe shkrin pasurinë e familjes për bamirësi

Më 9 dhjetor ajo u ‘zhduk’ për disa kohë nga lagja ku jetonte në Xhenova të Italisë. Në fund të vitit të shkuar, ndërroi dhe jetë. Siç u mësua më vonë, pas daljes së testamentit ditët e fundit të këtij shkurti, kjo 96 vjeçare kishte përgatitur gjithçka, përpara se të largohej nga kjo botë. Madje kishte shkruar veç të tjerash dhe nekrologjinë e saj.

Media italiane ka treguar historinë e ish mësueses së letërsisë Marisa Kavana (Cavanna), e cila pasi ndërroi jetë shkriu të gjithë pasurinë për ta dhënë për bamirësi. Ajo vetë nuk ishte martuar kurrë dhe fëmijë nuk kishte patur… përveçse studentëve që u kishte mësuar letërsi për dekada me radhë.

Kur testamenti i saj u lexua, shumëkush u habit kur pa se e moshuara kishte lënë 22 milionë euro në bamirësi si dhe disa shuma të mëdha parash për mbesën e njerëz që e kishin ndihmuar në pleqëri.

Milionat gruaja kishte vendosur t’ja jepte të paktën 16 enteve, përfshi këtu spitalin e qytetit, shoqata bamirësie, e deri tek organizata botërore si ‘Amnesty International’, etj.

Media italiane shkruan se nuk është mësuar me detaje burimi i kësaj pasurie, por sipas të dhënave të bëra publike, gruaja kishte në zotërim pasuri të mëdha nga familja e saj e kamur.

Ajo vetë ka bërë një jetë të thjeshtë dhe në fund ka vendosur të japë gjithçka… përfshi dhe vilën ku jetonte, e cila kap shifrën e të paktën 3 milionë eurove.