Përshkon 6 fusha futbolli me not për të shpëtuar të atin dhe motrën

 Përshkon 6 fusha futbolli me not për të shpëtuar të atin dhe motrën

Kishin shkuar për të peshkuar në liqen. Kiana 16 vjeçe, së bashku me motrën e vogël dhe të atin. Papritur varka e tyre nis të marrë ujë. Kur Kiana tenton të shohë bregun, në horizont sheh vetëm ujë.

Varka nisi të marrë aq shumë ujë saqë ishte e kotë. Në një moment valët e ujit e kthejnë përmbys varkën dhe të gjithë e gjejnë veten në ujë. Kiana arrin të kapë jelekun me ajër dhe tenton të shpëtojë dhe dy jelekë të tjerë për të atin dhe motrën e saj Sierën.

Por problemi nuk ishte të qëndruarit në ujë. Bregu ishte larg dhe Siera e kishte të pamundur të notonte për shkak se vitin e kaluar kishte kryer një operim në këmbë për shkak të një tumori.

16 vjeçarja kësisoj merr vendimin të niset me not për të arritur bregun. Arrin të përshkruajë një distancë prej mëse gjysëm kilometri. As kokat e të atit e motrën nuk i shihte dot. E tmerruar se mos ishin mbytur, adoleshentja nis të bërtasë. Zërin ia dëgjon një çift që po lundronte me varkë aty pranë. Fatmirësisht Kiana shpëton, ndërsa më të lajmëruar autoritetet, një skuadër shpëtimi niset për dy të mbeturit në det.

Babai Geri dhe e bija Siera u gjetën në ujë duke vuajtur pasojat e hipotermisë. Fatmirësisht edhe ata shpëtuan pa probleme shëndetësore.

Rasti në fjalë bëri bujë në median amerikane dhe kur e pyetën se ku e gjeti gjithë atë forcë për të notuar, 16 vjeçarja u shpreh se forcën ia dha dashuria për motrën e të atin.