Peshëngritja në Europianin e Moskës, Briken Calja sjell në shtëpi dy medalje

 Peshëngritja në Europianin e Moskës, Briken Calja sjell në shtëpi dy medalje

I mbuluar me flamurin e Shqipërisë, Brikeni përlotet para se të marrë medaljet. I kishte premtuar vetes një vend më të mirë, por sërish si sportist ia ka dalë në Europianin e Peshëngritjes, zhvilluar në Moksë.

Sportisti fitoi medalje argjendi në shtytje, në kategorinë 73 kg, ndërsa në dygarësh arriti të fitojë vendin e tretë me medalje bronzi.

Një rezultat i mirë për Brikenin, që e mbyll Europianin me dy medalje