Pika e zbehtë blu

 Pika e zbehtë blu

Një foto mund të flasë 1 mijë fjalë. Kështu ndodhi 31 vite më parë, kur shkencëtarët prezantuan për herë të parë një foto të errët, me pak ngjyra, e me një pikë fare të vogël, të cilën fillimisht syri nuk e kapte.

Pikërisht ajo pikë e vogël që përcjell fotoja, është Toka jonë, vendi ku jetojmë. Fotoja u soll në shkurt të vitit 1990 dhe u kap nga sonda hapësinore “Voyager 1”. Gjatë udhëtimit të sondës, shkencëtarët vendosën të kthejnë kamerën drejt Tokës, për të shkrepur disa foto të sistemit diellor. Më e famshmja prej tyre është “Pika e zbehtë blu”. Fotoja u kap nga një largësi prej 6 milionë kilometrash, përpara se sistemi i kamerës së sondës të fikej për të ruajtur energjinë.

Veç tokës, kamera fiksoi dhe Diellin dhe 5 planete të tjerë, Venusin, Jupiterin, Saturnin, Uranin dhe Neptunin. Në total ishin vetëm 60 “frame”. Mërkuri, Marsi dhe Plutoni nuk dukeshin në këto imazhe për shkak të dritës që përplasej në lenten e kamerës së sondës.

Shkëncëtarja Carolyn Porco tregoi sesi u kap një pamje e ngjashme përmes sondës Cassini në vitin 2013, duke kthyer kamerën e saj drejt Tokës, në momentin që sonda kalonte afër Saturnit.

Një vit më parë, ku u shënuan plot 30 vite nga shkrepja e fotot “Pika e Zbehtë Blu”, NASA nisi punën për të sjellë imazhin në një cilësi më të lartë.