Piktura më e madhe në botë shitet për 62 mln $! Paratë shkojnë për bamirësi për fëmijët

 Piktura më e madhe në botë shitet për 62 mln $! Paratë shkojnë për bamirësi për fëmijët

Fotoja e mësipërme është piktura më e madhe në botë dhe është shitur në ankand për një shifër prej 62 milionë dollarësh në Dubai. 5181.6 metra katrorë, piktura është krijim i artistit britanik Sacha Jafri, të cilit iu desh rreth 7 muaj për ta realizuar këtë vepër. Piktura u quajt “Rrugëtimi i njerëzimit”

Krijimi është ndarë në disa seksione që bashkëangjiten, kjo për shkak se piktura është e madhe sa 4 fusha basketbolli.

Foto e shkeputur nga kronika e CNN

“Puna më e rëndësishme e një artisti është jo të përqendrohesh në produktin që ti krijon, por të jetosh me qëllimin e mirë… dhe do të vijë një moment të cilin ti do ta ‘marrësh borxh’ për të krijuar diçka magjike”-tha artisti për CNN.

CNN

E gjithë kjo punë e kryer nga ky arstist u bë me qëllimin e vetëm për të mbledhur para për fëmijët e prekur nga pandemia kudo në glob. Fillimisht artisti kishte patur si qëllim që ta shiste pikturën në panele të veçanta me shpresën për të ngritur 30 milionë dollarë. Por në një ankand për bamirësi në Dubai të hënën, një biznesmen e bleu të gjithë pikturën për shifrën e 62 milionë dollarëve, më shumë se dyfishi i asaj që kishte shpresuar artisti britanik.

Fitimet do t’i shkojnë organizatave të mëdha si UNICEF, UNESCO dhe një sërë institutesh të tjera, me qëllim investimin e parave për programe mësimore, shëndetësore (etj) për fëmijët.

Përveçse të qenit piktura më e madhe në botë, ajo ka në brendësi të saj qindra piktura të fëmijëve nga mëse 100 shtete të botës, të cilat i janë bashkëangjitur krijimit të artistit.

Pikturat e femijeve duke u vendosur ne pikturen me te madhe ne bote/ Foto e marre nga kronika e CNN

“Unë vij nga një familje e varfër dhe e di se si është të mos kesh asgjë për të ngrënë, por të paktën kisha dashurinë e prindërve të mi, mbështetjen dhe shkollimin”,  tha ai.