“Po vdiste nga dhimbjet, hallin e kishte mos më binin të fikët” Historia e nënës shqiptare dhe “amaneti” i të moshuarës

 “Po vdiste nga dhimbjet, hallin e kishte mos më binin të fikët” Historia e nënës shqiptare dhe “amaneti” i të moshuarës

Kur sheh në sy të birin mund t’i kujtohet bashkëshorti dhe dhimbja i shtohet sepse ashtu siç nuk mundi të bënte dot gjë për t’i shpëtuar jetën të shoqit, njëlloj nuk bën dot për t’i garantuar të birit një jetë normale.

Tereza mban emrin e një gruaje të madhe shqiptare. Jeta e saj veçse është e mbushur me lotë dhe dëshpërim jo vetëm për humbjen e bashkëshorit në një moshë tepër të re, por edhe për fatin e dy fëmijëve të saj. Ajo vetë është rritur jetime. Babai e ka lënë në moshë të vogël dhe sot tragjedia përsëritet. Ajo po e risheh jetën e saj përmes fëmijëve që lindi, një jetë e vështirë, mbase më e vështirë nga ç’mund të përballohet.

Tereza: Babai më vdiq kur isha 15 vjeçe. Motrën 13 kurse vëllain 6 vjeç. Duke lodhur me motrën e vëllain i thash të shkoj pak të shoh babain. Kur shkova atje e pash që ai nuk mertte frymë. Kam ulëritur dhe kam dalë nëpër lagje. Vjen mami me hallën e gjyshen… ai kishte mbaruar.

Jeta vazhdoi thotë Tereza, pikërisht në shtëpinë ku qëndron edhe sot pas vdekjes së bashkëshortit. Por kjo shtëpi në Delvinë të Shqipërisë po aq ka marrë fund. Çatia është kërrusur dhe vetëm një dhomë qëndron ende në këmbë. Mbase edhe për disa kohë, ose tragjikisht veçse sa për t’i marrë Terezës dhe fëmijëve të saj jetën.

Tereza: Kjo shtëpi po ripërsëritet… Jeta ime ka qene shumë e trishtë. Nuk më ka qeshur kurrë buza. Kam ngrënë bukë e lot nga të qarët e vuajtje.

Për “Shqiptarët për shqiptarët”, Tereza i rikthehet edhe njëherë vuajtjes që e mban çdo ditë në zemër. Flet për bashkëshortin. Lotët nuk i ndalen, por rrëfimi i saj është i rjedhshëm njëlloj si rrëkeja e syve të saj.

Tereza: Baskëshortin e njoha në një ditë në det. Një vit ndenjëm bashkë dhe më pas më propozoi. Më kërkoi të bëhem gruaja e tij. Kishim një lokal dhe ai nuk na eci mirë. E mbyllëm lokalin. Por burri kishte shumë këputje në trup. Ishte i zverdhur dhe i them që të çohet të bëjmë disa vizita. Nuk dua më thoshte. Si përfundim bëjmë analizat. Ai doktori më thotë që t’i përsërisë analizat. Më thuaj çfarë ka e pyeta dhe më tha që im shoqë është shumë rëndë. Atje për një muaj sikur ishte muaji i mjaltit për neve (qan)…

Doktoresha më thërret mënjanë dhe më thotë se im shoq ka leucemi akute, një sëmundje e pashërueshme…nuk e besoja! Nuk doja që ta besoja. Më 24 tetor, në orën 8 ishim t shtrirë në spital. E afroja krevatin e spitalit që ta shikoja më mirë. E shikonim njëri tjetrin sikur ishte hera e fundit… në atë moment ai rrotullua, lëvizi… (qan) pësoi krizën e parë aty. Ulërita me të madhe dhe ngaqë kishte ngritur duart përjetë bërtita… në atë moment ai më thotë të mos merakosesha për të por se mos më binin mua të fikin.

Disa orë më vonë im shoqë flet me djalin… i dridhej buza nga të qarat. Dy fjalë tha kur mbylli telefonin “ah moj Tereza…”.Rrojti deri më datën 28 tetor… nuk e shpëtova dot sado që të përpiqesha… (qan)

Historia e trishtë e kësaj nëne të re, veçse 28 vjeçe ka prekur shumë zemra. Në Delvinë, mënjanë një peme një grua në moshë qëndron e heshtur. Elvis Naçi e takon të moshuarën dhe e pyet nëse është e njohur me historinë e Terezës. Nënës i rrudhet shprehia në fytyrë kur ia përmend emrin e Terezës. Ajo ka një “amanet” për shqiptarët, që të gjejnë mundësinë për ta ndihmuar një jetime. Që historia të mos ripërsëritet dhe për fëmijët e 28 vjeçares.

Elvis naçi: Si je nënë? A je mirë?

Nëna: Unë jam 91 vjeç, në gusht i bëj

Naçi: Jeta për të gjithë shqiptarët qoftë sa më e mbarë, por ka disa njerëz si tereza që kemi ardhur ne që…

Nëna: Lerë Terezën… janë të rralla si ajo. E la babi të vogël.

Naçi: Ti thua e meriton të ndihmohet?

Nëna: E kam thënë, unë asaj ia kam thënë që nga pensioni im do t’i jap para, 10 mijë lekë.

Naçi: Cfarë i duhet Terezës nëna?

Nëna: Një shtëpi të vogël dhe një banjë i duhet. Djali do i martohet… nusja nuk të do kështu. Fëmijët do të rriten, do t’i kërkojnë atë e këtë… Pastaj të prishet me vëllanë e nusen? Më mirë të jetë mënjanë në të ardhmen.

Naçi: Kemi bërë 5 orë rrugë nënë se janë jetimë dhe kjo na ka vrarë të gjithëve. Familje të varfra ka por kur ato janë me jetimë…

Nëna: Ka vuajtur shumë Tereza. Çfarë të bënte, është rritur jetime. Tani vini dorën në zemër, se çfarë do të bëni ju e dini vetë. Si halli që e ka zënë Terezën…

Naçi: Nënë po ti e ke bërë tënden, i paske dhënë para kur ka patur nevojë

Nëna: Si të kem patur mundësi të keqen nëna.

Naçi: Një mesazh e ke për shiptarët

Nëna: Të kenë vëllazëri, të punojnë, një të varfër ta ndihmojnë si puna e Terezës… tani këto di të them.

Naçi: Të lutëm goja nënë, fjalë shumë të bukura prej jush.

Elvis Naçi: Kur varfëria sinkronizohet me jetimin normal që situata agravon dhe bëhet më e rëndë. Ne e kemi quajtur emisionin shqiptarët për shqiptarët dhe dallimi mes kristianëve e muslimanëve neve nuk na bën fare përshtypje. Personifikimi i jetimit për ne ka prioritet e aq më tepër Tereza e cila është rritur jetime dhe vetë sot ka dy fëmijë pa baba. Tereza tha një fjalë… unë jam e re dhe mund të fitoj të ardhura dhe në mënyra të tjera por unë dua të jetoj me dinjitet. Kjo na ka prekur shumë. Ndihma dhe përkrahja për jetimit është përshkruar gjerë e gjatë.