Prej 45 minutash në ujë duke kërkuar ndihmë, momenti kur një grua e guximshme i shpëton jetën

 Prej 45 minutash në ujë duke kërkuar ndihmë, momenti kur një grua e guximshme i shpëton jetën

Burri që shihni në këtë video (më poshtë) kishte dalë për të vozitur kajakun në lumë. Gjatë rrugëtimit mjeti i ishte përmbysur. Në tentativë për ta ngritur kajakun, burri kishte humbur të gjitha fuqitë e tij. I mbetur vetëm, pa asnjë ndihmë, ai kishte pritur për mëse 45 minuta në ujë, i rraskapitur nga lodhja e rrymat e lumit.

Fatmirësisht, një grua e quajtur Sally, e cila po ashtu po voziste me kajak, arrin ta pikasë burrin dhe niset për t’i dhënë ndihmë. Me të mbërritur atje, e instrukton burrin të mbahet tek barka e saj, ndërsa ajo nis të pedalojë për të arritur bregun. Në një moment gjatë rrugës edhe kajaku i gruas përmbyset. Sally ruan qetësinë dhe arrin t’i bëjë me shenjë një varke aty pranë, e cila mbërrin dhe merr me vete burrin e rraskapitur dhe në shok.