Prej 5 vitesh me tumor në kokë, këto janë fjalët e 9 vjeçarit që u kurua falë shqiptarëve bamirës

 Prej 5 vitesh me tumor në kokë, këto janë fjalët e 9 vjeçarit që u kurua falë shqiptarëve bamirës

Nëntë vite më parë, kjo nënë solli në jetë dy fëmijë binjakë, Lorencin dhe Lorenën. Çfarë gëzimi mund të ketë përjetuar, e di vetëm ajo, Nevila.

4 vjeç ishte Lorenci kur nisi të ketë dhimbje, të shfaqë simptoma. Me t’u vizituar, mjekët i dhanë familjes Pashollari një lajm të kobshëm. Lorenci ishte i prekur nga tumori në kokë. E që nga ajo ditë, koha ka qenë ‘ferri’ i familjes… në pamundësi për të përballuar kurimet për Lorencin, familja Pashollari bëri thirrje për ndihmë në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Të gjithë në lot, dy motrat e Lorencit e nëna e tij kërkuan ndihmën e shqiptarëve. Historia e këtij vogëlushi të therte zemrën.

Shqiptarët u bënë bashkë dhe shuma e nevojshme për kurimin u arrit. Lorenci u nis drejt Italisë për kurim në muajin qershor.

E tashmë makthi duket se ka përfunduar. Kurimi e trajtimi atje kanë qenë të suksesshëm dhe Lorenci është në gjendje të mirë shëndetësore. Koha që dikur ishte ‘ferri’ i familjes Pashollari, është kthyer në ‘parajsën e tyre’. Veçanërisht për Lorencin, i cili tashmë po kalon i qetë fëmijërinë e tij, fëmijëri të cilën ia ‘vodhi’ për vite me radhë sëmundja.

Lorenci me dy motrat e tij, kanë dhënë këtë mesazh, për të gjithë ata shqiptarë bamirës, që bënë të mundur mrekullinë, shpëtimin e një jete. Ndiqini mesazhet në këtë video.