Prej dy javësh asnjë i infektuar me Covid në këto bashki të Shqipërisë

 Prej dy javësh asnjë i infektuar me Covid në këto bashki të Shqipërisë

Teksa ditën e nesërme hyjnë në fuqi lehtësimet për masat anti-Covid, në shumë bashki të Shqipërisë numri i infektimeve ditore me koronavirus ka rënë ndjeshëm.

Instituti i Shëndetit Publik radhit 29 bashki të vendit, të cilat kanë pasur gjatë këtyre dy javëve pak ose aspak infektime me Covid. Më specifikisht bashkitë si Mallakastra, Himara, Vora, Mirdita, Klosi e Selenica, të cilat në dy javë nuk kanë regjistruar asnjë të infektuar të ri.

“Kemi 29 bashki ku kemi 0 raste. Bashkitë më problematike janë Vau i Dejës, Librazhdi ku në to vazhdojmë të kemi numër të vogël, por kemi raste pozitive. Në javën e fundit, incidenca ka shkuar në 3.67 për 100 mijë banorë. Qarqet më problematike, ngelet, Gjirokastra, Tirana dhe Berati”- tha në intervistë për Klan, ekspertja e ISHP-së Rovena Daja.

Aktualisht në të gjithë Shqipërinë numërohen 551 raste aktive më Covid-19 dhe afro 20% e tyre i përkasin grupmoshës 30-39 vjeçe.