Protesta e një invalidi…

 Protesta e një invalidi…

Ecën në karrige me rrota. Një vit më parë pësoi një aksident me motorr dhe që nga ajo kohë ka mbetur invalid. Jeton në lagjen ‘Isa Boletini’ në Vlorë dhe kur bie shi, e ka thuajse të pamundur të dalë nga shtëpia për shkak të ujit që mbush rrugën.

Kjo rrugë fare e shkurtër është lënë në harresë prej dekadash dhe kur vjen dimri, uji u shkon në shtëpi banorëve.

“Për një person që është si unë, është shumë e vështirë të kalosh këtu. Kur ka shi, pres të largohet uji që të dal”-thotë Robert Sadikaj.

Por ‘protesta’ e këtij të riu është e njëjtë dhe për banorët e tjerë. Ata ndërhyjnë vete me lopata që uji të mos u hyjë në banesa.

 “Jam në vuajtje. A mund të ecësh këtu kemi marrë lopata me mbeturina I ngarkojmë pjesë pjesë dhe I kemi vënë në rrugë se nuk kalojmë dot. Të venë dorë ata që kanë mundësi”-tha një grua në moshë.

“ E kemi shtruar vetë hedhim dum-dum me zhavorr vetë. As ndriçim s’ka as kosha plehrash”-tha një tjetër banor.

Vështirësi hasin dhe drejtuesit e mjeteve që ironizojnë duke thënë se kjo është ‘autostrada’ e tyre e përditshme.