Pse nuk duhet ta pini ujin në këmbë, shkurt dhe qartë!

 Pse nuk duhet ta pini ujin në këmbë, shkurt dhe qartë!

Shumëkush nga ne ujin ka qejf ta konsumojë në këmbë, por kohët e fundit shkenca ka zbuluar se pozita e trupit kur pimë ujë, ka rëndësinë e saj.

Nëse ju uleni për të pirë ujë, i largoni vetes probleme si ngërçi, artriti apo dëmtimi i veshkave. Por jo vetëm kaq. Konsumimi i shpejtë i ujit dhe i pijeve të tjera mund të çojë deri në mungesën e oksigjenit në mushkëri, problem që sjell shqetësime më tutje dhe të zemrës.

Gjithashtu ndryshon pozita e lukthit gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur. Nëse uji pihet ulur, atëherë ai grumbullohet në lukth, përzihet me acidin e lukthit duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon në zorrë. Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë për parandalimin edhe të disa infeksioneve

Interesante është fakti që këto këshilla mjekësore janë lajmëruar para 1400 vitesh nga Profeti Muhamed. Hadithe të shumta na tregojnë për dëmin që shkakton pirja e ujit në këmbë:

“Nëse njerëzit do ta dinin se çfarë dëmi i shkakton lukthit pirja e ujit në këmbë menjëherë do ta vjellnin gjithë atë që e kanë pirë” (Abdurezzak 10/427 Hadithi 19588)