“Pse të vdes në rrugë, njeri jam edhe unë”

 “Pse të vdes në rrugë, njeri jam edhe unë”

Live në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët po transmetohet klipi prekës i cili tregon hallet dhe problematikat e shumta që kanë njerëzit e pastrehë. Të rrethuar nga varfëria dhe në pamundësi për të jetuar në shtëpi ata zgjedhin të jetojnë rrugëve. Përveç përballjes me urinë dhe atjen atyre ju duhet të përballen edhe me të ftohtët. Njëra prej tyre ishtë një nënë me dy fëmijë. Dy vajzat e saj në moshën dy vjeçare i ka çuar në fshatin SOS për shkak se nuk kishte mundësi ekonomike t’i rriste. Tashme ato kanë moshën 12-13 vjet. Burri i saj kishte ndëruar jetë. Mes të tjerave me lot në sy ajo tregon hallet e saj të shumta dhe ka një merak shumë të madh. Dëshiron të mos vdesë rrugëve por në një shtëpi.
– Njeri jam edhe unë. Nuk kam vrarë as nuk kam prerë, as burg nuk kam bërë thotë.
Lotët e mbushur me dhimbje dalin nga sytë e saj dhe me zë të dridhur thotë: Në burg është mirë, ke te hash je brenda. Po këtu?! Çfarë t’ju them dhe çfarë t’ju tregoj?! Hallet e mia janë të shumta. Elvisi dhe Sidriti i dhuruan disa ushqime të ngrohta dhe i premtuan se çdo ditë ushqimet do i kishte falas.