Puna e një gruaje që mban gjallë një traditë të tërë në veri të Shqipërisë

 Puna e një gruaje që mban gjallë një traditë të tërë në veri të Shqipërisë

Hate Ora ka mbi gjysëm shekulli që end qilimë e sixhade, një zanat që e mësoi që fëmijë duke hyrë ‘vjedhurazi’ në punishten e tezes. Sot ajo është 64 vjeçare dhe zanatin në tezgjah po ia mëson vajzës, mbesave dhe një sërë vajzave të reja, si mënyrën më të mirë që tradita e endjes së qilimave të mos shuhet.

Associated Press i ka kushtuar një artikull ‘Hallë Hates”, siç e njohin të gjithë në Kukës. Nën regjimin komunist kishte 13 uzina shtetërore të krijimit të qilimave, sixhadeve, kapelave e kostumeve popullore, por me ardhjen e demokracisë, ky zanat filloi të zhdukej eventualisht. Hate Ora arriti të bëjë vetë 3 tezgjahe, për të vijuar traditën.

Ajo jeton në Kukës dhe mundohet t’u mësojë të rejave atje, që duan të kenë një zanat të tyrin. Mbesa e saj, 23 vjeçe e cila studion për kimi industriale, shpesh herë vjen për ndihmë dhe sjell gra që janë kurioze të dinë për zanatin në tezgjah.

Rreth tre muaj punë i duhet kësaj gruaje për të krijuar një qilim kaq të bukur.

“Se kuptoj pse biznesmenët apo qeveria nuk i kthejnë sytë nga ne, ne bëjmë art, apo jo?”-thotë ajo për AP.

Burimi: Associated Press/ Përshtati me shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info