Rinis “Shqiptarët për Shqiptarët”, ky është mesazhi i Elvis Naçit drejtuar shqiptarëve

 Rinis “Shqiptarët për Shqiptarët”, ky është mesazhi i Elvis Naçit drejtuar shqiptarëve

Ka rinisur këtë të premte emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Elvis Naçi ka hapur siparin për sezonin e ri, me një mesazh drejtuar të gjithë shikuesve.

“E vërteta është që në trojet shqiptare, shqiptarët si çdo popull tjetër, ndahen në njerëz të mirë e të këqinj. Ne po luftojmë shumë që të kemi nderin të jemi në anën pozitive.”-tha Elvis Naçi.

“Shqiptarët për Shqiptarët” është këtu për të sjellë pikërisht një model pozitiv, atë që shkon në ndihmë të njerëzve. Elvis Naçi tha se qëllimi kryesor është që në Shqipëri, njerëzit e mirë në zemër, mendje e shpirt, të jenë maxhoranca.

“Kjo nuk është çështje fjalësh. Po të pyesësh ata që janë negativë, do të sjellin një mijë argumenta se pse janë të mirë… por pyetja është a dhe shtëpi për një jetim, a shërove jetën e një fëmije të sëmurë, a ushqeve një njeri të varfër, apo bërë të kundërtën? I more shtëpinë dikujt, nuk i sheh fare në emocion e në ndihmë të një fëmijë të sëmurë dhe u rehatove për familjen tënde e nuk mendove kurrë të ushqesh një jetim?

Fjalë ka shumë, por vepra pak. Qëllimi ynë është që në Shqipëri njerëzit e mirë të kenë maxhorancën. Kjo arrihet kur një masë e madhe e njerëzve zemrën e kanë të pastër, mendjen të kthjellët dhe shpirtin të kulluar.

Ne po përpiqemi të jemi në anën pozitive, që t’i gjendemi mesa mundemi shqiptarëve tanë të dashur. E vërteta është që më shumë sesa ndihma konkrete që i jepet një familje, një individi, i sëmurë apo me një hall tjetër, është mesazhi, trendi, modeli që ne duam të përhapim. Të mos harrojmë njerëzit e familjes, të mos harrojmë ata që kanë halle, komshiun e njerëzit që na rrethojnë.”-tha Elvis Naçi.