Rrëfimi drithërues i gjyshes: Mbesa po më ikën, ku të mbytem? Shpirti më është gjymtuar

 Rrëfimi drithërues i gjyshes: Mbesa po më ikën, ku të mbytem? Shpirti më është gjymtuar

Shtëpinë e ka mbushur në lot. Dhimbjet janë të shumta, aqsa muret nuk mbajnë më.

Kjo grua është Ruzhdie Lala. Jeton në Elbasan me të bijën, e cila ka pësuar një aksident që i ka shkatërruar jetën. Por thika e vërtetë në zemrën e 67 vjeçares është mbesa e saj, Kristina.

Ajo është 18 vjeç. Dikur një vajzë e buzëqeshur dhe e dashur. Sot ajo nuk mund të flasë. Një paralizë në trup ia mori aftësinë. Kristina ka një tumor në kokë e për pasojë ka humbur dhe dëgjimin.

Të gjitha këto detaje janë thika që prej mëse një viti shpon thellë e më thellë në shpirtin e gjyshe Ruzhdies. Tashmë veçse vajzës, ajo kujdeset për mbesën.

Ruzhdia: Jetoj me vajzën time e mbesën. I kam të dyja të pamundura, të sëmura. Vrasje për mua është mbesa, 19 vjeç. Erdhi nga shkolla, më tha ‘nënë nuk po të dëgjoj’.

Kristina ka dy melanoma tek veshët. Kaloi një paralizë dhe i iku edhe e folura. Ka një vit që komunikojmë me të shkruar.

Vajza është rrëzuar, hoqi tre hematoma… por nuk kërkon asgjë për vete. Këmba dorazi mundohet t’i shërbejë vajzës.

Vajza është për vit të parë për mami. Nuk del dot më, e lanë këmbët, e lanë duart, vetëm mendjen e ka të freskët. Më thanë që duhet një ndërhyrje, rrezikon të mbetet ashtu si trung po nuk u operua. Mjekët më kanë thënë që operimi duhet bërë sa më parë por ai kushton mbi 20 mijë euro e unë nuk kam mundësi.

Unë mundohem, shes ndonjë tufë lule. Mundohem që të gjej ndonjë lek që t’i ushqej, por një shërim për Kristinën nuk e mbuloj dot. Goca ime po më ikën, 19 vjeç (qan) ku të mbytem unë. Unë s’po qaj për gocën, por për mbesën, më ka marrë shpirtin e zemrën. Nuk ka keq më për mua, jam e gjymtuar në shpirt e zemër.

Një lutje ka kjo nënë fatkeqe. Ndihmë. Kërkon ndihmë nga shqiptarët, që t’i japin një shans që Kristina të jetojë. T’i thërrasë në emër nënës e gjyshes së saj e të jetojë jetën.