Rrëfimi i 90 vjeçarit shqiptar, vijon ende ta thërrasë Ezanin

 Rrëfimi i 90 vjeçarit shqiptar, vijon ende ta thërrasë Ezanin

Sot është 90 vjeç. Trupi i është kërrusur por sërish mosha nuk e ka penguar. Ruan besimin e tij në Zot dhe zërin ia dëgjon i gjithë qyteti.

Ky është Hetem Shehu nga Kaçaniku i Kosovës. Thotë se që në moshën 8 vjeçare filloi të praktikojë fenë islame. Ezanin në xhami e mësoi ta thërrasë kur ka qenë 9 vjeçar. Ia mësoi hoxha, kushëriri i tij.

“Këtu s’kemi pas të shtrume. Me tokë, në llaç jemi fal. Por duke u afruar e duke u afruar, u bë më mirë.  E kam nis me e thirr në fëmijëri. Kushëriri më ka shti me thirr Ezanin.”-thotë 90 vjeçari.

Edhe gjatë kohës kur ka qenë në ushtri, Hetemi i ka kryer ritet fetare me përkushtim.

“Edhe në kohën e ushtrisë jam fal.”-tha 90 vjeçari në intervistë për median në Kosovë.

Edhe pse Hetemi ka shqetësime shëndetësore, të cilat vijnë me moshën, sërish nuk e ka braktisur xhaminë dhe Ezanin. Ai vijon ta vizitojë çdo ditë xhaminë.