Rrëfimi i Armando Brojës: Zgjodha Shqipërinë e jo Anglinë… për veten, nënën e babain

 Rrëfimi i Armando Brojës: Zgjodha Shqipërinë e jo Anglinë… për veten, nënën e babain

Dy ndeshjet e fundit të kombëtares, ka qenë ai që i dhuroi shumëçka skuadrës. Në ndeshjen me Hungarinë golin e fitores në minutat e fundit e në atë më San Marinon, ku shënoi sërish e dha asiste.

Por kush është sulmuesi 20 vjeçar i kuqezinjve?

Broja ka dhënë një intervistë për median, ku tregon jetën e tij, refuzimin për t’ju bashkuar Anglisë dhe për të veshur bluzën kuqezi. “Ne jemi malësorë” tregon Broja, teksa shton se Shqipëria ishte zgjedhja e tij e parë, e po ashtu për t’i sjellë lumturi e krenari prindërve.

Broja: Unë jam lindur në Angli, pak larg Londrës, sëbashku me dy motrat e mija. Por familja ime, mami dhe babi kanë lindur në Koplik, ne jemi malësorë.

-Si i lindur atje dhe i rritur suksesshëm në akademinë e  Chelsea a keni patur oferta për të luajtur me Anglinë?

Broja: Përpara një viti e ca që do të luaja për ekipin A të Shqipërisë më kërkoi përfaqësuesja e Anglisë U21, por unë zgjodha Shqipërinë, për veten, por edhe për babin edhe mamin.

Broja u rikthye në Chelsea pas huazimit në kampionatin holandez. Sulmuesi tregon se çfarë i tha trajneri i ekipit britanik.

Broja: Ai më tha mua të kam shumë qejf, je shumë lojtar  mirë, je luftarak, punon fort dhe prandaj të kam qejf se mbi të gjitha je shumë i ri. Këtu mundesh të mësosh nga Lukaku dhe Werner që janë sulmues shumë të mirë. Por unë mora vendimin që të ikja, është gjë shumë e mirë që Southamptoni më kërkoi me ngulm, për mua është shumë mirë që të fitojë eksperiencë dhe minuta.

Goli i fitores me Hungarinë

Broja: Ka qenë gol shumë I vështirë, kur pash videon pas ndeshjes vura re edhe Uzunin, por në atë moment në lojë nuk e kisha parë. Kam qenë duke tribluar, i ika mbrojtësit dhe gjuajta në portë. Këto janë gjrëa që ndodhin shumë shpejtë, ajo gjuajte hyri gol dhe më ndihmoi Zoti aty.

-Po për ndeshjen në Budapest?

Broja: Ata kanë lojtarë të mirë, kanë edhe kualitet, por edhe ne kemi një skuadër shumë të mirë. Kur erdhën ata këtu në Shqipëri luajtëm mirë por a mungoi goli, ai gol që erdhi në fund me pak fat dhe me ndihmën e Zotit morëm 3 pikë. Por atje ka për të qenë e vështirë, nuk do të kenë as tifozët, por për ne është rëndësishme me fituar 3 pikët, vetëm kjo na duhet 3 pikët.