Rrëfimi i nënës së 5 fëmijëve, vijon të kërcënohet me vdekje edhe pas ndarjes nga i shoqi

 Rrëfimi i nënës së 5 fëmijëve, vijon të kërcënohet  me vdekje edhe pas ndarjes nga i shoqi

Foto ilustruese

Duket si një cikël që nuk thyhet. Pasi duroi për vite me radhë dhunën fizike, vendosi të ndahet. Ia arriti, por duket se cikli i dhunës nuk mbaron me kaq.

44 vjeçarja ne interviste

Kjo grua thotë në intervistë për Top Channel, se ish- bashkëshorti e kërcënon vazhdimisht me jetë. Madje kohët e fundit i ka thënë se do të ketë fatin njëlloj si të Liljana Buzos, gruas së ndjerë që jetën ia mori i shoqi fare pranë dyerve të gjykatës së Elbasanit.

“Më ka kërcënuar me jetë, më ka thënë do kesh fatin e asaj që u vra në Elbasan. Ndihem keq dhe sot jam para gjykatës për një urdhër mbrojtje.”-thotë gruaja.

44 vjeçarja është nënë e 5 fëmijëve dhe endet dyerve të gjykatës për të kërkuar sërish një urdhër mbrojtje ndaj ish të shoqit. I bën apel fëmijëve të saj dhe shoqërisë. Por mbi të gjitha vajzave të saj, që kurrë të mos pranojnë një jetë nën dhunë, për hir të askujt.

“Nëse ato do të binin pre e dhunës, të mos e fshihnin kurrë dhunën, të mos sakrifikojnë veten… sepse do të lënë një hapësirë më pas që edhe fëmijët të jenë të rrezikuar”

44 vjeçarja shton në intervistë për median se edhe kur denoncon të tilla raste, shpesh herë ndihesh më shumë e kërcënuar

“Kur shkon si grua të bësh denoncimin e dhunës, ndihemi edhe më të kërcënuara. Si rasti në Elbasan, kur ajo grua u vra para gjykatës.”