Rrëfimi i një prej të mbijetuarve të aksidentit: Vetëdija më humbi… një 16 vjeçar ma shpëtoi jetën

 Rrëfimi i një prej të mbijetuarve të aksidentit: Vetëdija më humbi… një 16 vjeçar ma shpëtoi jetën

Tashmë trupat e 10 viktimave kanë shkuar pranë familjarëve të tyre në Kosovë. Në media janë publikuar pamje prekëse, e mes tyre edhe ato në familjen Binakaj, ku ndërruan jetë dy persona, 45 vjeçarja Valentina dhe e bija Erlinda, 18 vjeçe.

Në një prononcim për televizionin T7 në Kosovë, ka folur një prej të mbijetuarve nga aksidenti, Fatjon Binakaj.

Ai ka thënë se është shtrirë për të marrë një sy gjumë pak kohë para se autobusi të pësonte aksidentin. Më tutje i riu tregon se është zgjuar nga piskamat dhe ka kuptuar se autobusi po rrëzohej në krah të tij.

Ai thotë se ka qenë një djalë 16 vjeçar që e ka nxjerrë nga autobusi, pasi kishte humbur ndjenjat.

“Kemi qenë në kufi të Kroacisë. Kam qenë poshtë, tek çikat e kushërinjtë e mi. Pas 20 minutave shkova me fjet. Sa më ka marrë gjumi, veçse kur ka ni piskamën edhe kam pa që ka ra autobusi. Më ka humb vetëdija më pas. Një djal 16-vjeçar më ka shpëtu jetën, më ka nxjerrë prej autobusi, mas 20 minutave më ka ardh vetëdija dhe jam çuar në livadh e kam pa aty zjarrfikës, etj…”

-Ishit në spital?

“Jo lëndime shyqyr prej Zotit nuk kam marrë. Babi erdhi prej Kosove e më mori që atë ditë që ndodhi aksidenti.”