Rrëfimi i pilotes shqiptare në Dubai: Kam ëndërr të hap një shkollë aviacioni në Shqipëri

 Rrëfimi i pilotes shqiptare në Dubai: Kam ëndërr të hap një shkollë aviacioni në Shqipëri

Punon dhe jeton prej disa vitesh në Dubai. Fillimisht e nisi rrugëtimin si një stjuardesë, por pasioni i saj ishte që një ditë të bëhej pilote.

Kjo është historia e Xhesina Xhikës, 25 vjeçare me origjinë nga një fshat i Elbasanit. Ajo tashmë ka nisur trajnimet e vështira për t’u bërë pilote e avionëve të udhëtarëve. Thotë se ëndërr të madhe, ka hapjen e një shkolle aviacioni në Shqipëri.

 “Para tre vitesh fillova punë si stjuardesë. Kisha mundësinë të shikoja pilotët, kabinën e pilotimit, si fluturonin dhe më pëlqente shumë. Misa të marr informacione dhe të bëj trajnime për ta mësuar si profesion. Është i kushtueshëm. Më duhet rroga dhe më shumë. Fatmirësisht më ka ndihmuar familja. Është sakrificë e madhe por ia vlen. Shpresoj që brenda këtij viti do të marr licencën për të pilotuar si profesioniste.

Unë mendoj se në Shqipëri janë mundësitë për të hapur një shkollë pilotimi. Është terreni i duhur dhe jam e sigurt që ka kapacitetin. Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së pilotimit në Shqipëri”-thotë Xhesina.