Rrëfimi i të moshuarës: Djalin e futa në dhe! Para se t’i bashkohem, kam një amanet për shqiptarët

 Rrëfimi i të moshuarës: Djalin e futa në dhe! Para se t’i bashkohem, kam një amanet për shqiptarët

Jetojnë në një vend të harruar. Mes malesh dhe kushteve që i përngjajnë një kohe tjetër. “Shqiptarët për Shqiptarët” solli historinë e familjes Hysa.

Në këtë shtëpi të rrënuar, jetojnë nënë Tixhja, 75 vjeçare dhe nusja e djalit të ndjerë me tre fëmijët e saj të mitur, Brunilda.

Para disa muajsh, kjo e moshuar përcolli në banesën e fundit të birin. Mbeti e vetme, me lotë që kurrë nuk do t’i shuheshin.

Nënë Tixhja: Më e vështirë për nënën, nuk ka ku tw shkojw puna. Po them o Zot më ruaj mend e nuk më le shumë të vuaj… fëmijët i ruajtë e faltë Zoti. Nënë 75 vjeçare me fut djalin në tokë… nuk ka më zi të keqen nëna. Mua nuk kanë për të m’u tretur lotët ndonjëherë, derisa t’i shkoj afër djalit.

Ambra 4 vjeç, Arni 2 vjeç dhe Hamiti 7 muajsh. Këto fëmijë janë e vetmja
arsye se përse kjo e moshuar e shtyn jetën. Shpreson dhe lutet që do të vijë
dita që nipat e mbesa të largohen nga ky fshat i largët, që ofron vetëm dhimbje
e varfëri.

Nënë Tixhja: Këtu nuk rritet as kalama e asgjë. Amanet kam që t’i lë fëmijët në një shtëpi të vetën. Të shkoj në tokë e kënaqur, se kalamajtë e djalit tim i lash me një shtëpi të sigurt e nuk mbetën përjashtë nëpër shi e dëborë. Sa mundësi të keni, mundohuni, se Zoti ua bën mbarë juve e gjakut tuaj.