Rrezikon 25 vite burgim… Historia e trishtë pas fytyrës së kësaj gruaje

 Rrezikon 25 vite burgim… Historia e trishtë pas fytyrës së kësaj gruaje

Kjo fytyrë e dërrmuar nga duart e një burri është e një 31 vjeçareje turke, e cila akuzohet nga prokuroria për vrasje dhe rrezikon të burgoset të paktën 25 vite.

Melek Ipek ka dalë për herë të parë në gjykatë me akuzën e vrasjes së bashkëshortit, ngjarje e ndodhur disa javë më parë. Sot ishte seanca e parë gjyqësore dhe 31 vjeçarja rrëfeu në detaje jetën dhe momentet mizore që kishte përjetuar, ndërsa familja e të shoqit të ndjerë ishte prezente.

Mediat lokale në Turqi raportuan se Melek qëlloi me çiften e burrit të shoqin, Ramazan Ipek, i cili mbeti i vdekur. Por përpara se kjo grua të qëllonte për vdekje të shoqin, ky i fundit e kishte lidhur, rrahur e përdhunuar.

31 vjeçarja tregoi se ishte njohur me të shoqin në 2006, kur ajo ishte ende në gjimnaz. Ëndrra e saj ishte të bëhej një mësuese matematike. Në vitin 2010 ajo arriti të fitojë konkursin në një universitet por shkolla zgjati më pak se dy vite pasi i shoqi ishte xheloz.

“Kur lash shkollën mësova se isha shtatzënë” tha nëna e dy fëmijëve në gjykatë.

“Qëndronva me nënën timë 10 ditë pasi linda. Kur shkova në shtëpi e gjeta në shtrat me një vajzë tjetër. Kur e pyeta se kush ishte, ai nisi të më rrahë me një rrip, ndërsa në krah kisha fëmijën. Më kërcënoi me jetë dhe më tha se do më vriste edhe prindërit. Për disa kohë qëndrova tek shtëpia e prindërve të tij dhe në njëfarë mënyrë u pajtuam. Por dhuna nuk pushoi.”-tha 31 vjeçarja.

Derisa një natë, teksa çifti kishte diskutuar për divorcin, burri e kërcënon të shoqen dhe fëmijët me një çifte gjahu.

“Një natë më tha se donte të ndahej dhe po flisnim se kush do t’i mbante fëmijët. Pasi ata ranë në gjumë filloi të më rrihte duke më lidhur duart me pranga. Më rrahu vazhdimisht duke më vendosur thikën në pjesë të ndryshme të trupit. Më kishte rënë të fikët dhe e gjeta veten në lakuriq në tualet. Ndjeva që më kishte përdhnuar. Gjatë gjithë natës më rrahu duke më lidhur me pranga.

Më qëlloi edhe me çifte, por plumbi s’më kapi. Një moment, kur ai doli nga shtëpia unë mora çiften dhe qendrova në cep të dhomës. Kur ai hyri sërish, shkelmoi derën dhe mu hodh sipër.

Arma u shkrep dhe mendova se do të vdisja aty, por pash që burri u shtri në tokë dhe po i dilte gjak. Pastaj thirra policinë”-tha nëna.

Ndërkohë prokuroria pretendon se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe jo si pasojë e vetëmbrojtjes, një argument që ka sjellë shumë revolta në shoqërinë civile në Turqi.