Rrezikuan të mbyten, shpëtohen tre turistët e huaj në Maliq

 Rrezikuan të mbyten, shpëtohen tre turistët e huaj në Maliq

Tre turistë me origjinë nga Hungaria u shpëtuan këtë të premte nga ana e forcave zjarrfikëse. Lajmin dhe pamjet video i përcolli policia.

Turistët kishin tentuar të kalonin lumin (Devoll) në afërsi të fshatit Plovisht me makinë, por kishin mbetur të bllokuar në ujë. Shkak u bë thellësia e lumit, e shtuar prej prurjeve të shumta të ujit.

“Vetëm pak minuta më parë, zjarrfikësit e Maliqit kanë mundur të nxjerrin nga lumi të tre turistët, fatmirësisht pa lëndime. Sipas informacioneve paraprake ata kërkonin të kalonin lumin me makinë por për shkak të thellësisë dhe purjeve të shumta të ujit kanë mbetur brenda. Turistët 2 burra dhe 1 grua.”-njoftuan autoritetet.