“Sa herë shtrihem them me vete, Zoti lart dhe shqiptarët qenë me mua…. më shpëtuan vajzën”

 “Sa herë shtrihem them me vete, Zoti lart dhe shqiptarët qenë me mua…. më shpëtuan vajzën”

“O babi, po unë pse jam kështu… pse jam ndryshe nga të tjerët?”

Me këto fjalë i drejtohej të atit një 12 vjeçare. Pyeste përse trupi i saj ishte i përkulur? Përse ajo kishte kaq shumë dhimbje?

Luani, i ati, kurrë nuk do t’i harrojë këto fjalë. Kurrë nuk do t’i shqiten nga koka momentet kur e bija përhumbej në dhimbje.

Një korse e mbante trupin e Joridës prej vitesh, ama dhimbjet jo. Vizitat tek doktorët ishin të shumta, por gjithçka varej nga një operim i kushtueshëm për të shpëtuar nga skolioza.

Historia e Joridës u transmetua në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ në nëntor të vitit 2019. Rrëfime të dhimbshme që përshkroheshin nga pamundësia. Luani dhe Laureta ishin dorëzuar. Nuk mund t’ja lehtësonin dhimbjes vajzës së tyre… Çfarë dhimbje e madhe do duhej të ketë qenë për ta, s’mundnin të shpëtonin dot vajzën e tyre nga vuajtjet.

Familja nga Ballshi bëri një lutje në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Pavarësisht varfërisë, e vetmja gjë që Laureta e Luani kërkonin, ishte të shihnin të bijën duke buzëqeshur.

Shqiptarët iu përgjigjën kësaj lutje dhe paratë e nevojshme u grumbulluan. Brenda dy javësh ajo kreu operimet dhe gjithçka shkoi më së miri. Dëshira e Joridës, për të mos patur më dhimbje, u bë realitet.

Shqiptarët për Shqiptarët e ndoqi Joridën deri ditën kur ajo doli nga spitali. Një ditë kaq e bukur jo vetëm për nënën, babain e Joridën… por për të gjithë ata shqiptarë që ndihmuan familjen nga Ballshi.

Kanë kaluar tashmë thuajse dy vite dhe ‘Shqiptarët për Shqiptarët.info’ shkoi ta vizitojë sërish familjen. Si është sot Jorida jonë? A ka patur më dhimbje në trup? A ka gjetur qetësi zemra e nënës, Lauretës? Po shpirti i babait, Luanit, a është i qetë?

Ndiqeni klipin

Për të ndjekur të plotë historinë e Joridës, detajet i gjeni në lajmin e mëposhtëm