Sakrifica e nënës 28 vjeçe, amputon këmbën e sëmurë për të shpëtuar fëmijën që mbante në bark

 Sakrifica e nënës 28 vjeçe, amputon këmbën e sëmurë për të shpëtuar fëmijën që mbante në bark

Një nënë vendosi të amputojë këmbën e saj, në mënyrë që të shpëtonte shtatzaninë me vajzën.

Kjo është historia Kethlin Osborn. 28 vjeçarja kishte shkuar për të bërë një skaner për të kontrolluar shëndetin, pasi prej vitesh përballej me një sëmundje të rëndë. Atje zbuloi se ishte shtatzënë. Pavarësisht lajmit të lumtur, mjekët i thanë se nëse do të zgjidhte të mbante fëmijën s’mund të kryente seancat e kemio-terapisë. Nëna e dy djemve, u vë përballë një zgjedhje të vështirë, ose të amputonte këmbën e prekur nga një kancer i kockës, ose të abortonte fëmijën, në mënyrë që më tutje të bënte kemio-terapinë.

28 vjeçarja zgjodhi të amputojë këmbën, duke mos rrezikuar shtatzaninë. Pas disa muajve, në jetë erdhi vajza.

Photo credit: Kathleen Osborne / SWNS

“Jam shumë e lumtur që zgjodha të humbas këmbën për time bijë. Nëse nuk do ta kisha bërë, me siguri do të humbja vajzën për kemio-terapinë, që fundja edhe këmbën time mund të mos e shpëtonte. Gjithmonë kam ëndërruar të kem një vajzë, pas lindjes së dy djemve. Dy djemve të mi u kam thënë se “Transformers” (kukulla vizatimore, robotë) janë duke më bërë një këmbë të re, e ata duken të lumtur… më pyesin se kur do të vijnë ‘Transformers’ për të më sjellë këmbën”-tregoi për median e huaj 28 vjeçarja.

Photo credit: Kathleen Osborne / SWNS

Kethlin u prek nga kanceri që në moshën 11 vjeçare. Një dhimbje e madhe në këmbën e djathtë e dërgoi në spital, nga ku u zbulua se kishte osteosarkoma. Ajo hoqi një pjesë të madhe të kupës së gjurit, duke e zëvendësuar me dy shufra metalike. Sëmundja nuk iu shfaq për më shumë se 1 dekadë. Mjekët e kuruan me shpejtësi dhe në vitin 2017 i thanë se nuk rrezikon.

Por pas tre vitesh e gjysmë, sëmundja iu rikthye sërish. E pavarësisht të gjitha këtyre sprovave, Kathlin reflektoi me këto fjalë: “Për aq kohë sa do të kem jetë, jam e lumtur që kam fëmijët dhe që ata të kenë memorje e kujtime me mua”