Sëmundja e rëndë e një 2 vjeçari bën bashkë në ‘paradë’ e ndihma të gjithë komunitetin

 Sëmundja e rëndë e një 2 vjeçari bën bashkë në ‘paradë’ e ndihma të gjithë komunitetin

Punën e nisi si një hobi, por shumë shpejt u bë jeta e tij… derisa një sëmundje e rrallë i prekur të birin 2 vjeçar.

“Mësuam se djali im dy vjeç e gjysëm ishte me kancer. Kur dëgjon këtë lajm, të ndryshon e gjithë jeta”-tha ai për median amerikane.

Kjo është historia e David Shaw, që tashmë përballet me një sëmundje kanceri në trupin e djalit të tij Roan. Ai u diagnostifikua më dhjetor me neuroblastoma metastatike. Burrë e grua lanë përgjysëm çdo gjë dhe nisën rrugëtimin në seancat e kemio-terapisë dhe imunoterapisë.

Historia e trishtë e këtij dy vjeçari preku shumë njerëz. Miq të Dejvid ndihmuan në krijimin e kapeleve e bluzave për t’u shitur, në mënyrë që paratë të shkonin për familjen. Në shenjë falenderimi, prindërit e dy vjeçarit vendosën në dritare një mbishkrim duke thënë thjesht faleminderit.

Por duket se bujaria dhe zemërgjerësia e njerëzve në komunitetin ku jeton ky 2 vjeçar, nuk ka mbaruar me kaq. Për t’i bërë sa më të gëzueshme sytë e bukur të Roanit, fshqinjë, të shoqëruar nga disa zjarrfikës e oficerë policie,  bënë një ‘paradë’ me drita për 2 vjeçarin, i cili i shikonte nga dritarja.

Pas ‘paradës’ përpara banesës, fqinjët erdhën për t’i sjellë disa dhurata dy vjeçarit, i cili përballet me një rrugëtim 1 vjeçar në kemioterapi.