Sëmundja i deformoi trupin… por shikoni sesi është sot 3 vjeçarja, që u shpëtua nga shqiptarët

 Sëmundja i deformoi trupin… por shikoni sesi është sot 3 vjeçarja, që u shpëtua nga shqiptarët

“Dy vjet vajza ime ka qenë një fëmijë i shëndetshëm, e bukur, një topolake e bukur… por pastaj shfaqja e sëmundjes e treti vajzën.”

Këto ishin fjalët e nënës së Reisilës, vajzës tre vjeçare e cila ishte prekur nga një lloj tumori i rrallë.

Sëmundja i kishte deformuar kurrizin e këmbën, aqsa vogëlushja hapat e saj i hidhte me vështirësi të madhe. Për të mos folur për dhimbjet që ndiente. Siç tregonte nëna e Reisilës në muajin prill, vogëlushja rënkonte thuajse të gjithë ditën nga dhimbjet që i sillte sëmundja.

Pasi rasti i saj u përcoll në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ndihma për Reisilën erdhi menjëherë nga qindra shqiptarë bamirës.

Vajza u dërgua në spitalin e njohur në Itali (Bambino Gesu). Pas trajtimit të gjatë atje, Reisila tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që nesër të rikthehet në Shqipëri.

Shikoni këto foto të mëposhtme, të cilat gjejnë buzëqeshjen e një vajze që prej mëse dy vitesh ishte ‘mbështjellë’ nga lotët e dhimbjet që i sillte sëmundja.