Sëmundja po i mbyt shpirtin, thirrja e një shqiptari për shqiptarët: Nuk kam para për të blerë barnat

 Sëmundja po i mbyt shpirtin, thirrja e një shqiptari për shqiptarët: Nuk kam para për të blerë barnat

“Quhem Ismail Ismaili. Jam i lindur në Shkup në vitin ’64. U martova në moshën 24 vjeçare. Zoti më fali tre fëmijë, tre vajza. Ishim mirë. Kishim një jetë të rehatshme, por më pas në moshën 43 vjeare m’u lajmërua një kokërr pas veshit.”

Këto janë fjalët e një shqiptari të Maqedonisë së Veriut. 57 vjeç është Ismaili dhe prej rreth 15 vitesh, jeta e tij është kthyer në një betejë me sëmundjen. Ajo kokërr në veshin e Ismailit, rezultoi të ishte tumor.

Ismaili na tregon se i kaploi gjysmën e fytyrës, derisa ai vendosi të shkojë për vizitë tek mjeku.

Ismaili: Mjeku më tha është kancer dhe se më është shpërndarë në pjesë të tjera të trupit. Nuk e prishja kurrë. U frigova shumë. T’ju tregoj të drejtën, nja dy vjet nuk shkova në mjek hiç.

Ismaili e di se çdo të thotë të përballesh me idenë se sëmundja do të të marrë jetën. Me buzën që i dridhet, i thotë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” një mendim që shpesh i përshkon mendjen.

Ismaili: Do të vdes një ditë…

Mirëpo prap, vendosa të shkojë njëherë tek mjeku. Kur shkova tek mjeku, këtu e para 15 vitesh bëhet fjalë… u operova, mirëpo pas një viti sëmundja nisi të përsëritet.

Bëra rezatimin një muaj e gjysëm. Mir, ama kohën e fundit nisi të përhapet e më nisën dhimbje të forta. Shkova në Turqi dhe i bëmë disa kontrolle për 10 ditë. Rezultatet dolën dhe mu tha se për fat të mirë sëmundja nuk ka hyrë në tru… por e keqja ishte se ishte shpërnda pak në mushkëri.”-tegoi Ismaili.

Pavarësisht vështirësive, Ismaili nuk është dorëzuar. Një terapi me barna mund t’ja shpëtojë trupin nga përhapja e sëmundjes, por ilaçet janë tejet të shtrenjta. Kushtojnë plot 18 mijë euro, para të cilat Ismaili nuk i ka. 57 vjeçari po bën çmos që të mos dorëzohet, të shkojë në punë dhe të sjellë ushqim për familjen… por ka edhe raste, kur dhimbjet e mundin.

Ismaili: Barnat janë shumë të shtrenjta mu tha… si një lloj terapie janë këto barna për 6 muaj.

Edhe një natë të kallëzoj drejt, në punë shkoj me ndërrime. Isha aq i sëmurë e më hypi një e vjellë, ndoshta prej rrezatimit. Nuk kisha as forcë me kap telefonin e me njoftu që jam shumë keq.

Veçse një lutje ka Ismaili, për këdo shqiptar që e dëgjon historinë e tij.

Ismaili: Ju lutem të gjithë shqiptarëve, Elvis Naçit, të gjithëve… kush sa ka mundësi. Edhe me një euro, ndoshta jeta ime shpëton.