Sheh një foshnje që po anonte në dritare, momenti kur e moshuara vrapon dhe i shpëton jetën

 Sheh një foshnje që po anonte në dritare, momenti kur e moshuara vrapon dhe i shpëton jetën

Një grua 64 vjeçare arriti të shpëtojë një foshnje 18 muajsh, i cili ra nga dritarja e banesës nga një lartësi prej afro 6 metrash.

Fatmirësisht gruaja pa fëmijën që po anonte tek dritarja. Falë instiktit, gruaja arrin në kohë dhe e kap foshnjen, duke i shpëtuar kësisoj jetën.

Këto janë pamjet dramatike.

“E pashë fëmijën nga njëfarë distance. Po qëndronte në dritare, e më pas, nuk dija çfarë të bëja. E çfarë mund të bëja? Mendova me vete, por sikur të rrëzohet, të bjerë para syve të mi. Vrapova dhe arrita ta kap”

Foshnja po qëndronte aty i vetëm pasi nëna e tij ishte larguar për një moment për të marrë një shishe me biberon për djalin. Poshtë shtëpisë zbriti i ati i foshnjes dhe falenderoi gruan.

Gruaja u largua. Por një javë më vonë, emri i saj u identifikua (Svetlana Sanarova) falë autoriteteve (ngjarja ndodhi në Rusi), të cilat e kërkuan të moshuarën për ta nderuar për veprimin e saj heroik.