Shembulli i bukur që përcjellin qytetarët e Kosovës

 Shembulli i bukur që përcjellin qytetarët e Kosovës

Ka plot shembuj që shqiptarët e Kosovës u ‘mësojnë’ shqiptarëve, kudo që ata ndodhen në botë.

Sipas një raporti të publikuar disa muaj më parë, Kosova mbante vendin e nëntë në botë përsa i përket bamirësisë (lajmi i plotë në linkun e mëposhtëm).

Lexo më shumë: Kosova e 9-ta në botë dhe e vetmja në Europë, ndër vendet më bamirëse në planet

Tabele nga raporti i “The World Giving Index” (WGI)

Por ndodh shpesh që shqiptarët e Kosovës të përcjellin një tjetër shembull të bukur. Të kthejnë mbrapsht atë që është e tjetrit dhe nuk u takon atyre.

Janë dhjetëra rastet, kur policia e Kosovës njofton për qytetarë e madje edhe fëmijë, që në tokë kanë gjetur paratë e dokumentat e një tjetri, e më pas për t’i dorëzuar ato tek autoritetet. Një shembull që në fund të ditës, tregon qytetari dhe respekt për tjetrin.

“…një qytetar është paraqitur në stacionin policor Prizren, duke dorëzuar portofolin në të cilin kishte të hollat në shumë prej 245 Euro, si dhe dokumentet personale në emër të një qytetari nga Lubizhda e Prizrenit. Portofolin dhe të hollat i kishte gjetur në rrugën “Wiliam Volker” në Prizren.

Pas verifikimit, policia e ka gjetur pronarin e portofolit i cili është paraqitur në stacionin policor, i njëjti i ka pranuar portofolin me të gjitha sendet e humbura. Në lidhje me këtë rast policia ka mbajtur procesverbal mbi pranim-dorëzimin e sendeve te gjetura dhe të dorëzuara, njëherë duke e falënderuar qytetarin i cili i kishte sjellë portofolin dhe të hollat në polici.

Veprimi i tij është konsideruar shembull dhe sjellje e civilizuar në shoqëri.”-njoftoi policia.