Shembulli i mësueses shqiptare, megjithëse sëmurë në shtrat, jep mësim online për nxënësit

 Shembulli i mësueses shqiptare, megjithëse sëmurë në shtrat, jep mësim online për nxënësit

Pandemia ka ndryshuar shumëçka në jetesën e njerëzve, por veçanërisht përditshmërinë e fëmijëve.

Mësimi zhvillohet online dhe nxënësit e mësuesit do duhet të ‘përballen’ me vështirësitë që sjell teknologjia në të dyjanë anët, nxënie e mësimdhënie.

Ka nga ata mësues që profesionin e tyre e shohin thjesht si një punë prej të cilës merr një rrogë në fund të muajit. Por ka edhe mësues, që shkojnë përtej kësaj logjike të ftohtë. Ka mësues që e duan punën e tyre dhe e shohin si një mision për t’i dhënë dije fëmijëve, brezit të ardhshëm.

Ky është rasti i një mësueseje shqiptare, fotoja e të cilës ka dalë në media. Gruaja shihet teksa jep mësim online, por shprehia e saj dhe pozicioni i shtrirë tregojnë më shumë. Ajo është e prekur nga Covid dhe ka vështirësi në frymëmarrje. Pavarësisht kësaj, po jep mësim për maturantët, të cilët shumë shpejt do t’i drejtohen provimeve.

Një nxënës shkroi për JOQ Albania se mësuesja në fjalë e realizoi orën e mësimit nga shtrati, pavarësisht vështirësive që i ka sjellë sëmundja.

“Kjo zyshë është shumë e mirë, të gjithë kanë respekt për të. Ajo ka qenë e sëmurë me Covid-19 dhe me marrje fryme, saqë mund të ketë pasur nevojë për oksigjen. Dhe gjithsesi e semurë, nxënësve u ka zhvilluar mësimin”-shkruan nxënësi.