Shërbeu si mësues për 3 dekada, derisa Covid i merr jetën 58 vjeçarit… lë pas 3 fëmijë

 Shërbeu si mësues për 3 dekada, derisa Covid i merr jetën 58 vjeçarit… lë pas 3 fëmijë

Ishte mësues i një shkolle 9 vjeçare në fshatin Karkanjoz në Berat dhe ia kushtoi 30 vite të jetës mësimit të fëmijëve atje.

Sot në mëngjes, Covid i mori frymën e fundit në spitalin e Sanatoriumit. Mësuesi Gëzim Shkoza ishte 58 vjeçar dhe pas la tre fëmijë.

Prej disa ditësh ai qëndronte në intubim në Tiranë, pasi gjendja e tij u përkeqësua. Fillimisht mësuesi qëndroi i shtruar në repartin Covid në spitalin e Beratit, por më përkeqësimin e shëndetit, 58 vjeçari u transportua drejt Tiranës. Për tri ditët e fundit mësuesi qëndroi në intubim, por shpresat u shuan këtë të hënë.

Një tjetër njeri që jep dije e humbi betejën, ndërsa numrat e infeksionit në 24 orët e fundit kanë kapur shifrën e 764 personave, nga  2714 testime të kryera. Ndërkohë numri i të vdekurve në 24 orët e fundit është 20 pacientë, ku shumica e humbjeve në jetë, janë regjistruar në Tiranë.