Shikoni flakët në Karaburun, zjarret vijojnë të djegin dhjetëra ha toka e pyje

 Shikoni flakët në Karaburun, zjarret vijojnë të djegin dhjetëra ha toka e pyje

Prej të paktën dy ditësh një zjarr masiv ka përfshirë tokat e pemët në gjirin e Karaburunit të Vlorës. Era ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi duke rindezur disa vatra që ishin shuar gjatë mëngjesit të kësaj të enjte.

Këtë paradite për shuarjen e flakëve janë angazhuar dhe detarët e Pashalimanit, përfshi këtu edhe 40 efektivë të ushtrisë. Ndërhyrja është mjaft e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Më poshtë po sjellim dy video të kapura nga kamera amatore në Vlorë. Video e parë i përket mbrëmjes së djeshme ndërsa e dyta kësaj të enjte.