Shikoni sasinë e dëborës në këtë zonë të Kosovës

 Shikoni sasinë e dëborës në këtë zonë të Kosovës

Njëlloj si Shqipëria  edhe Kosova është përballur me shtim të ndjeshëm të reshjeve të dëborës gjatë 24 orëve të fundit.

Bora ka zbardhur shumë qytete në Kosovë, por duket se në zonën e Rahovecit, reshjet kanë qenë rekord, siç tregon dhe kjo foto e postuar nga një qytetar atje.

“Dita e dytë e Pranverës”, ka shkruar Rumir Zhuniqi në rrjetin social, teksa ka postuar këtë foto.

Këtë të hënë reshjet e dëborës dhe shiut kanë prekur të gjithë territorin e Kosovës dhe pritet të vijojnë deri nesër me intensitet të lartë. Sipas institutit Hidrometeorologjik të Kospvës, moti i paqendrueshëm do të vazhdojë deri ditën e enjte, kohë kur pritet dhe rritja graduale e temperaturave.